Menaxher

PunëFull-timeOn-Site
Menaxhment

PËRSHKRIMI I PUNËS

 

POZICIONI: MANAXHER

 

Punëmarrësi merr përsipër detyrat dhe përgjegjësitë si më poshtë vijon:

  1. Planifikon, drejton dhe koordinon funksionimin e përgjithshëm të shoqërisë dhe stafit nën varësi.
  2. Ka përgjegjësi për logjistikën këtu përfshihen detyrat si më poshtë:

 

  • Komunikim me transportuesin lidhur me datën dhe vendin ku do të kryhet shkarkimi i mallrave.
  • Kontrolli i Packing List/CMR duke verifikuar njësitë e përfshira në dokument në raport me gjendjen faktike të mallrave/njësive që do të merren në dorëzim dhe vetëm pasi është kryer verifikimi faktik i tyre në vendin e shkarkimit/dorëzimit nënshkruhet CMR/Packing list, ku një kopje e dokumentit i dërgohet e skanuar zyrës qëndrore.
  • Komunikim me subjektin i cili do të marrë në dorëzim materialet ashensore ose shkalle elektrike apo materiale te tjera te quajtura pjese kembimi, duke dakordësuar me klientin për vendin e shkarkimit dhe magazinimit të njësive. Pas dorëzimit të njësive klienti duhet të nënshkruajë dhe vulosë me përgjegjësi dokumentin e marrjes në dorëzim të materialeve.
  •  
  1. Ka përgjegjësi për kryerjen e matjeve në terren për instalimet e reja.
  • Kryen me saktësi të lartë matjet e nevojshme në terren në objektet ku do të kryhen instalimet e reja të ashensorëve dhe referuar matjeve te kryera përgatit skicën e nevojshme të cilën ia dërgon stafit të zyrës qëndrore.
  •  
  1. Manaxhon punëmarrësit që ka nën varësi duke mbajtur evidenca lidhur me çdo punonjës mbi:
  • Orët e punës dhe detyrat e kryera nga secili;
  • Masat administrative dhe vërejtjet lidhur me mosrespektimin e rregullores së brendshme.
  • Kontrolli i përdorimit të mjeteve të punës që i janë vënë në dispozicion punonjësve në rast se keqpërdoren nga ata apo në rast se ka mungesa të materialeve që i janë vënë atyre në dispozicion.
  • Mungesat dhe pushimet e realizuara dhe raportimi i këtij informacioni tek zyra qëndrore.
  • Ndërtimi i stafit dhe rekrutimi i punemarresve te rinj, zhvillimi i intervistave të punës me ta
  • Hartimi i planit të punës dhe kontrolli i realizimit të detyrave dhe objektivave.
  • Zgjidhja e problematikave lidhur me manxhimin e stafit dhe procesit të punës.
  • Plotësimi i dokumentacionit në bashkëpunim me zyrën qëndrore dhe kompanitë e specializuara të kontraktuara nga punëdhënësi lidhur me nënshkrimin e kontratave të punës, asistencë ne certifikime te ashensoreve dhe shkalleve elektrike, trajnimeve në rast nevoje, dorëzimit të mjeteve të punës dhe pajisjeve personale të mbrojtjes në punë për të gjithë punëmarrësit.
  •  
  • Koordinimi i Procedurave Doganore ndërmjet agjensisë doganore dhe selisë qëndrore duke dorëzuar dokumentacion e nevojshëm për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive.
  • Krijimi dhe shfrytëzimi i network-ut në gjetjen e klientëve të rinj me qëllim arritjen e objektivave mujorë/ tremujorë dhe vjetor te instalimeve te reja ashensore dhe shkalle elektrike.
  • Ne rast nevoje, dergimin e ofertave, kontratave, procesverbaleve ose dokumenta te tjera tek klientet final në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive që kërkon pozicioni i tij i punës.
  • Ruajtja e kontakteve me klientët e shoqërisë me qëllim ruajtjen e portofolit të mirëmbajtes dhe nënshkrimit dhe rinovimit të kontratave të mirëmbajtjes dhe verifikimi i impianteve të instaluar në terren me qëllim që klientit t’i propozohen pjesët rezervë të nevojshme me qëllim rritjen e eficencës së impiantit apo zgjidhjes së problematikave të hasura në rastin kur impianti paraqet probleme.
  • Përgjegjës për magazinën ku janë të depozituara njësitë/pjesët rezervë.
  • Ka përgjegjësi për inspektimin e kontrollit mekanik dhe elektrik për ashensorët, shkallët/tapetet elektrike në instalimet ekzistuese apo të reja.

 

  •  
  • Përgjegjës për sigurinë teknike në punë lidhur me:

 

  • Respektimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë nga punëmarrësit duke kontrolluar stafin në terren dhe vendet e punës.
  • Dorëzimin e Pajisjeve Personale të Mbrojtjes në punë dhe nënshkrimit të procesverbalit të dorëzimit të tyre.
  • Verifikimi i inspektimeve fillestare dhe periodike të punonjësve.
  • Ndjekja e procedurave të trajnimit dhe certifikimit të stafit.
  • Kontrolli dhe plotësimi i dokumentacionit të sigurisë dhe shëndetit në punë në bashkëpunim me kompaninë e sigurisë të kontraktuar nga punëdhënësi.
  • Ndjekja e trajnimeve dhe certifikimi si person përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë nga kompania e licensuar për sigurinë dhe shëndetin në punë e caktuar nga Punëdhënësi.
  • Plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm nga secili punonjës i punësuar rishtazi apo ekzistues lidhur me plotësimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
  1. Përgatitja e raporteve ditore/javore/ mujore dhe vjetore sipas kërkesave të punëdhënësit.
  2. Garanton që nuk do të zhvillojë asnjë veprimtari që nuk përputhet me detyrat dhe përgjegjësitë që i janë ngarkuar dhe në asnjë rast nuk do të kryejë veprimtari që vë në rrezik jetën e tij apo të personave të tretë.
  3. Kryen detyra të tjera të ngjashme brenda profilit të tij të punës.

 

KUALIFIKIMET:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë në degët e Inxhinierisë (Mekanike/Elektrike/Mekatronike);
  • Përvojë pune mbi 5 vite;
  • Gjuha angleze e detyrueshme;
  • Aftësi të mira menaxheriale në zgjidhjen e problematikave dhe bashkëpunues në grup;
  • Kandidati të jetë banues në Prishtinë;
  • Të ketë leje drejtimi;
  •  

KONTAKTET

Email: [email protected] / [email protected]

Cel: +355 69 8080052.

#EME
#EMEAshensor
#Menaxher
#Menaxhment
#Menaxhim
#Prishtine

Mos humbisni asnjë konkurs!

Abonohu për konkurset dhe lajmet më të fundit